Lajme

​Kelmendi: Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit i atribuohet shoqërisë demokratike dhe transferit paqësor të pushteteve

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 25 January 2022

Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021.

Në bazë të raportit të Transparency International, Kosova është vlerësuar me tri pikë më shumë se vitin 2020-të.

Kjo, sipas Arben Kelmendit nga KDI ka ardhur për shkak të zhvillimeve demokratike vitin e kaluar.

-Advertisement-

Megjithatë, ai në një konferencë për medie, tha se ndikim ka pasur edhe miratimi i strategjisë për sundimi të ligjit të miratuar nga Qeveria Kurti.

“Nga 36 pikë Kosova është vlerësuar me 39.Përveç progresit kur krahasohet me vitin 2012 shihet se ka shënuar progres edhe prej 5 pikëve në afat dhjetë vjeçar. Shqipëria shihet se është e vetme vend në rajon që nuk ka shënuar progres. Progresi në Kosovë i atribuohet shoqërisë demokratike dhe transferit paqësor të pushteteve”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera