Lajme

​KEK të gatshëm për sezonin dimëror

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 06 December 2019

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që gjatë sezonit të dimrit mos të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo siguri ka ardhur në bazë të rezervave të mjaftueshme të thëngjillit dhe riparimit të blloqeve që mos të ketë rënie të tyre.

Kështu ka thënë drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.Krahas kësaj u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe avancimit të Qendrës të Trajnimit në KEK, që biznese të ndryshme të shfrytëzojnë, sidomos te fushat e industrisë së metaleve.

Kryeshefi i KEK-ut po ashtu e siguroi Rukiqin se gjithë bizneset që janë konsumatorë të mëdhenj, e që janë të lidhur me rrjetin e transmisionit do të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK.

-Advertisement-

 

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi duke folur për nevojën energjisë elektrike te bizneset u shpreh optimist se këtë sezon dimëror ato nuk do të ketë këtë problem.

 

Teksa shprehu nevojën e trajnimit dhe certifikimit të fuqisë punëtore në Qendrën Trajnimeve në KEK.
Gjatë këtij takimi mes tjerash u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh mes KEK-ut edhe OEK për t’iu shërbyer bizneseve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera