Kamberi: Vendimi për targa i drejtë, të kompensohen qytetarët e Luginës së Preshevës
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 21 September 2021
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i reagojë Serbisë për mosrespektimin e marrëveshjes lidhur me tabelat.Në situatën e krijuar me reciprocitetin e targave ai deklaron se fajin e mban Serbia.Sjelljet e kësaj të fundit, konsideron se varen nga reagimet e ndërkombëtarëve.
Megjithatë, ai nuk pret destabilizim të gjendjes, por vetëm ashpërsim të retorikës karshi Kosovës.
Në anën tjetër, ngrit shqetësimin që ky vendim do të krijojë telashe shtesë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Shaip Kamberi nga Beogradi thotë se mosrespektimi i marrëveshjes lidhur me tabelat theksohet edhe në Raportin e progresit të BE-së për Serbinë në vitin 2020.“Ky vendim i fundit duhet parë në kontekst të mos zbatimit të marrëveshjes së tabelave të regjistrimit të marrëveshjes së Brukselit, të cilën Serbia po e injoron në vazhdimësi. Është një çështje e cila përmendet edhe në Raportin e Progresit të Serbisë, të cilën BE e ka publikuar në marsin e këtij viti. Ku i bëhet vërejtje Serbisë që nuk po zbaton këto marrëveshje. Prandaj edhe në këtë kontekst mendoj se është e drejtë masa që Qeveria e Kosovës ka vendosur”, deklaron ai.
Ai konsideron që vendimi i Qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shtesë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Por, sipas tij duhet t’i bëhet me dije Serbisë që shkelja e marrëveshjes ka një çmim.“Ajo që për neve është një shqetësim plotësues për banorët e Luginës së Preshevës se besoj që kjo do të ndërlikojë qarkullimin e lirë të njerëzve. Sepse nuk e di sa është e përgatitur ministria kompetente lidhur me procedurat administrative të mos krijimit të tollovive në kufi. Përndryshe unë shpresoj që do të mbahet premtimi publik që do të kompensohen qytetarët e Luginës së Preshevës të gjitha pagesat që bëhen në emër të kësaj mase”, shton Kamberi për KosovaPress.
Më tej, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë beson se ky vendim është dakorduar me miqtë ndërkombëtarë.“Unë shpresoj që ky vendim së pari është dakorduar me miqtë ndërkombëtarë.
Shpresoj që qeveria e di përgjegjësinë që ka marrë, se Serbia mezi po pret të tensionoj situatën për të dëshmuar se Kosova është ajo që po destabilizon raportet mes dy shteteve, por edhe raportet në tërësi në ballkan. Në këtë aspekt, unë besoj dhe shpresoj që qeveria ka pasur një konsultim me faktorët ndërkombëtarë të cilëve u ka bërë me dije me kohë për masat që i ka ndërmarrë”, deklaron ai.
Reagimi i serbëve në veri, siç thotë ai, ka qenë i pritur, meqë të njëjtit janë një pakicë e cila me vjet të tëra është e privilegjuar. Kamberi thotë se këto sjellje varen nga vendimet e presidentit Aleksandër Vuçiq, që rrjedhin edhe nga reagimet e ndërkombëtarëve.“Unë besoj se duhet të ketë, se çështja e tabelave përmendet si një shkelje të cilën Serbia në vazhdimësi po e bën në Raportin e Progresit të vitit 2020. Meqenëse Serbia nuk ka në këta nëntë muajt e këtij viti, asnjë kapitull të hapur të integrimit në BE, kjo flet qartë se ajo po i shmanget rrugës evropiane.
Qe duhet të ketë një reagim të Bashkimit Evropian në radhë të parë, që është ndërmjetësues i këtyre marrëveshjeve. Nuk ka kuptim të arrihen marrëveshjet në Bruksel edhe ato marrëveshje nga njëra palë të mos respektohen”, shprehet ai.Ai nuk mendon se mund të ketë destabilizim të gjendjes, por që thekson se këtë është dashur ta mendojnë mirë institucionet vendore.
“Nuk besoj që Serbia do të ketë komoditetin e tillë që të krijoj destabilizim më të madh të gjendjes. Destabilizimi do të shkoj në aspektin verbal, për arsye se presidentit Vuçiqit dhe në përgjithësi nomenklaturës qeveritare këtu në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vitin e ardhshëm e ndoshta edhe parlamentare, i konvenon një ashpërsim i retorikës karshi Kosovës. Prandaj ajo që mund të pritet një destabilizim më tepër i aspektit verbal, por për të cilën ne jemi mësuar në vazhdimësi të kemi në raport me Beogradin”, thotë deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë.Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se në mënyrë që Kosova e Serbia të kthehen në bisedime, duhet që situata në veri të Kosovës të kthehet siç ka qenë më herët. Ai e ka quajtur “veprim kriminal”, vendimin e qeverisë për këtë masë.Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme. Tash e sa vjet obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...