Sport

​Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së Superligës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 24 October 2020

Klubi futbollistik Drenica përmes një nioftimi në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se trajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama, e ka liruar postin pas rezultateve jo të mira në këtë fillim të kampionatit të ri.

Postimi i plotë nga FC Drenica:

Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjës 4:1 kundër FC Drita.

-Advertisement-

Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës.

Ky i fundit ka falënderuar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu edhe klubi falënderon trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm.

Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera