Lajme

​Italia ashpërson masat, “Green pass’’ me detyrim për të gjithë punonjësit

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 16 September 2021

Qeveria italiane do të bëjë të detyrueshme certifikatën shëndetësore për të gjithë punonjësit, duke u bëre vendi i parë evropian që ndërmerr një hap të tillë në përpjekjen për të përshpejtuar vaksinimit e për të frenuar pandeminë.

Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinim, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik ashtu edhe privat. Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por dot ketë pezullime dhe ngrirje të pagës. Masa nxiti reagime të ndryshme.

‘Sipas mendimit tim nuk është e drejtë, pasi unë jam një qytetar i lirë dhe mund të vendos vetë nëse e marr ose jo certifikatën e gjelbër”, u shpreh një qytetar.

-Advertisement-

E ashtuquajtura “greenpass” u konceptua fillimisht si mënyrë për të lehtësuar udhëtimet mes shteteve të be. Por Italia është mes një grupi vendesh që e kanë bërë atë të detyrueshme për hyrjen ne muze, kinema, palestra apo restorante.

Më vonë, e zgjeroi përdorimin e certifikatës edhe tek mësuesit dhe stafi shëndetësor, pavarësisht ndasive lidhur më çështjen mes koalicionit të unitetit kombëtar, të drejtuar nga Dragi.

Rreth 73% e popullsisë prej 60 milion banorësh në Itali kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 65% janë imunizuar plotësisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera