IKShPK: Ditëve të fundit janë regjistruar shumë raste fatale, respektoni rekomandimet
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 06 July 2020
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sërish ka bërë thirrje për respektimin e masave ndaj Covid, -19, duke thënë se sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin, ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Instituti thotë se ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike.
Apeli i plotë i institutit:
Të nderuar qytetarë!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa!
Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.
Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të tjera
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...