Lajme

​I moshuari nga Podujeva, viktima e radhës nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 06 July 2020

Nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një i moshuar nga fshati Llaushë, i diagnostikuar me Covid-19.

Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjarët e Sheqir Osmanit, i cili vdiq si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.

“Ekipi i Shtabit lokal emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudai në Facebook.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera