Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 01 June 2020
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencën për media, ka njoftuar sesi Komunë ka aktivizuar të gjitha shërbimet që janë të parapara me pakon e tretë të lehtësirave në përballjen me pandeminë globale Covid-19.
“Gjatë gjithë aktivitetit që institucionet komunale kanë ndërmarrë në këtë periudhë të përballjes me pandeminë Covid-19 së bashku edhe me institucionet në nivelin regjional, kanë qenë në shërbim të sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve. Ditëve të fundit të muajit maj është bërë dezinfektimi i objekteve fetare. Jemi duke punuar që çerdhet e Gjilanit të normalizohen deri me datën 3 qershor. Kjo për arsye që vendimi dhe rekomandimi për masat mbrojtëse kanë ardhur shumë vonë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka thënë se deri të mërkurën do të jetë gjithçka gati, që fëmijët në çerdhe dhe nxënësit në klasat e nënta të jenë të sigurt dhe të mbrojtur në institucionet arsimore, duke përfshirë kështu edhe përgatitjet që Drejtoria e Arsimit duhet t’i bëjë edhe për testin e arritshmërisë dhe atë të maturës.
Haziri ka njoftuar, po ashtu, se rastet e të prekurve me Covid-19 janë duke shkuar drejt shërimit të plotë dhe, sipas tij, këtë do ta kuptojmë pas testimit që është planifikuar të bëhet gjatë kësaj jave, me shpresën që rezultatet do të dalin negative.
Të tjera
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...