Haskuka thotë se qeveria Hoti nuk do t’i sjell asnjë të mirë Kosovës, paralajmëron protesta
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 05 June 2020
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë se qeveri Hoti nuk do të mund të sjell dobi për Kosovës pasi puna e saj do të varet nga Lista Serbe. Teksa ka paralajmëruar kundërshtimin e saj në forma të ndryshme, duke mos përjashtuar as protestat.
Ai për KosovaPress ka thënë se kjo qeveri nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit2019.
Haskuka nuk beson që qeveria me kryeministër, Avdullah Hoti do t’i sjell dobi Kosovës.
“Në këtë periudhë të pandemisë dhe të gjitha proceseve që i kemi Kosovës i është dashur një qeveri e cila bazë vullnetin qytetar dhe nuk e përfaqëson vullnetin e 6 tetorit prandaj do e ketë punën e vështirë sidomos pasi varet edhe nga Lista Serbe dhe ne e dimë që Beogradi kurrë nuk i do të mirën Kosovës dhe nuk besoj që do jetë e mundshme të bëjë diçka të dobishme për Kosovën”, tha ai.
Mytaher Haskuka i cili është edhe kryetar i Prizrenit tha për KosovaPress se në rast se qeveria Hoti bënë hapa të dëmshëm për Kosova do ballafaqohet me protesta dhe aksione politike nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk kemi bërë kurrë për të marr pushtetin dhe mendimi ka qenë që lidhur me votimin e qeverisë nuk ka nevojë diçka të tillë, por me siguri nëse qeveria momentale bënë hapa të dëmshëm për Kosovën qoftë në aspektin e korrupsionit apo marrëveshje të dëmshme karshi Serbisë, do fillojmë aksionet politike qoftë protesta e aktivitete tjera të cilat parashihen”, theksoi ai.
Sulmin ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga truprojat e presidentit, Hashim Thaçi, Haskuka e ka quajtur si sulm jodemokratik i cili tregon se në Kosovë gjërat nuk po ecin mirë.
Ai madje tha se edhe shoqëria civile që merret me të drejtat e shprehjes së lirë është dashur të organizojë protesta pasi që po mohohet liria e shprehjes.
“Një person në vendin publik derisa nuk e sulmon personin drejtpërdrejt ai nuk ka të drejtë ta sulmoi. Sulmi i truprojave dhe shoqërimi në polici tregon se këtu vërtet gjërat nuk janë në rregull duhet të kemi demokraci ku të gjithë qytetarët ndihën të lirshëm dhe me të vërtetë është një aksion i dëmshëm”, u shpreh Haskuka.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje edhe zyrtarisht ka marr detyrën. Qeveria Hoti kaloi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota./
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...