Lajme

​Haradinaj-Stublla takon ambasadorin e ri zviceran Kolly

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 28 September 2020

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Prishtinë, Thomas Kolly, me të cilën ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, marrëveshjen e Uashingtonit, si dhe për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Ajo ka thënë se ka informuar ambasadorin Kolly me zhvillimet politike, marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe zotimet e Prishtinës zyrtare për paqe e stabilitet në rajon, të cilat i hapin rrugën njohjes reciproke në kufijtë ekzistues midis Kosovës e Serbisë.

Haradinaj-Stublla ka falënderuar diplomatin zviceran për mbështetjen e zëshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese, në veçanti përkrahjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera