Lajme

​Haradinaj propozon ndërprerjen e dialogut: Kosova duhet të riorganizohet tërësisht

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 05 December 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për Ora News trajtoi dhe çështjen e dialogut Kosovë Serbi.

Ai theksoi se Kosova duhet të bëjë një pauzë për një riorganizim total për krijimin e një plani për ecjen përpara me dialogun.

“Ne duhet të bëjmë një llogari tonën, cila është strategjia jonë, dhe si mund të arrijmë suksesin për Kosovë, në këtë strategji mendoj që një riorganizim i krejt angazhimit të Kosovën në dialog do të nënkuptojë një pauzë të dialogut për disa ditë. Një konsultë duhet të ndodhë me spektrin politik jo vetëm me koalicionin qeverisës por dhe me partitë opozitare. E pastaj krijimin e një plani të qartë për ecjen përpara. Unë jam i interesuar që të ndodhë dialogu Kosovë Serbi, mendoj që është i nevojshëm, jetik. Jam i interesuar të arrijmë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues që është obligativë ligjore. Mendoj se është e arritshme. Ndoshta në etapën e ardhshme kjo nuk do të finalizohet si e plotë, për shkak se Serbia do të provojë të fitojë kohë deri në momentin e anëtarësimit në Evropë. Serbia ka target BE, Kosova post BE kemi target NATO-n”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera