Lajme

​Haradinaj: Kosova pagoi çmim të lartë për liri

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 26 May 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kujtoi 21-vjetorin e masakrës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Me këtë rast, Haradinaj shkroi se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe.

“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë̈ shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit. Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë̈ në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera