Lajme

​Haradinaj: Kemi kaluar në situata të vështira me Ramën, ende nuk kemi komunikim

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 05 December 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar dhe raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Ai tha ka në këtë raport ka mbajtur qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës.

“Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu të prishur mes nesh për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptar kudo që janë në krejt botën. Vërtet kemi kaluar në situata të vështira me kryeministrin Rama dhe ende nuk kemi arritur për ta rikthyer komunikimin, unë kam qenë i detyruar të mbaj qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri. Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me kryeministrin Rama”, tha ai.

Haradinaj në një intervistë për Ora News ka folur dhe raportin e tij me figurat kryesore politike në vend, Meta-Berisha Basha.

-Advertisement-

“Presidenti Meta që nga koha e hershme e tij si kryeministër dhe në të gjithë postet e tij ka qenë mjaft i respektueshëm ndaj gjithë neve të Kosovës, jo vetëm të UÇK por të gjitha strukturave të tjera. Na ka dhënë më shumë kohë, ka qenë i disponueshëm për të na dëgjuar dhe kjo e ka bërë shumë të afërt prej shumë prej nesh. Në të njëjtën kohë kam komunikuar në mënyrë të rregullt me kryeministrin Berisha, në vazhdimësi në etapat që kanë kaluar edhe me kryetarin Basha mbajmë një komunikim të kujdesshëm”, tha ai.

Haradinaj ka komentuar çështjen e kandidimit për President të Kosovës.

“Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje.

Ai tha se si aleancë është dhënë opsioni i marrëveshjes politike që në rast të një mos mirëkuptimi kuptohet që Kosova shkon në zgjedhje.

“Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera