Lajme

​Haki Abazi thotë se Qeveria Hoti ‘përbën rrezik për sigurinë kombëtare’

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 06 July 2020

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur edhe një herë ilegale Qeverinë “Koti”, e cila sipas tij është krijuar me qëllim të realizimit të ndarjes së vendit dhe si e tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

“Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë”, shkruan Abazi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Qeveria ilegale kuislinge Koti e krijuar si rezultat e me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçic, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe për shëndetin e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekonomisë. Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të
lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera