Lajme

​Grubi: Kroacia të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 13 July 2017

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti Artan Grubi ka takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Daniela Barishiq, me të cilën ka biseduar për gjendjen në Maqedoni dhe rajon, perspektivat euroatlantike, marrëdhëniet fqinjësore, ligjin për përdorimin e gjuhëve, si dhe reformat.

Gjatë këtij takimi deputeti Grubi kërkoi nga ambasadorja Barishiq intensifikim të mbështetjes kroate për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE.

Në takim u tha se Kroacia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë dhe aspiratave euroatlantike të Shkupit.

-Advertisement-

Grubi shprehu përkrahje të plotë për arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bulgarinë si hap përpara drejt një rajoni më stabil dhe më të sigurt dhe inkurajoi Qeverinë që ta ketë guximin e njëjtë edhe në tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë.

Strategjia e mbylljes së menjëhershme të çështjeve të hapura me fqinjtë është e mirë për gjithë rajonin, por në ndërmjet kohë, Kuvendi dhe Qeveria duhet që të adresojnë reformat sistemore dhe të shfaqin fytyrën e re të Shkupit para miqve tanë ndërkombëtar, u tha në takim.

Grubi tha se Komisioni për çështje evropiane ka arritur të sigurojë harmonizim mbipartiak të Deklaratës së përshpejtim të proceseve integruese dhe reformuese që rrjedh nga Marrëveshja e Përzhinos dhe do të jetë themel për reformat vijuese.

Bashkëbiseduesit folën edhe për barazinë gjuhësore në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast z. Grubi njoftoi mysafiren se Ligji për gjuhët tashmë është i dakorduar dhe pritet miratimi në Qeveri, për të vijuar  me procedurat në Komisionin e Venedikut dhe Kuvendin e Maqedonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera