Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në veri të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 September 2020
Ekipet punuese, gjatë gërmimeve te varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, kanë zhvarrosur sot mbetjet mortore që dyshohet të jenë të një viktime të luftës së fundit në Kosovë.
Këtu po gërmohet për gjetjen e trupave edhe të 19 personave të zhdukur, që dyshohet të jenë varrosur në këtë lokacion.
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në kuadër të zyrës së kryeministrit, Kushtrim Gara, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjatë gërmimeve të sotme është hasur në mbetje mortore të një viktime të luftës.
Sipas tij, varësisht prej ekzaminimit mjeko-ligjor, përfshirë analizën e AND-së, mund të konfirmohet identiteti i tij.
“Për momentin janë duke u zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime të luftës, gjithmonë po flas me minimumin meqë pastaj do të vazhdohet me procedurë të mëtutjeshme në kuptimin e ekzaminimit mjeko-ligjor, dhe varësisht prej ekzaminimit, përfshirë edhe identifikimin përfshirë analizave të AND-së, mund të konfirmohet numri i të zhvarrosurve dhe identiteti i tyre…Ne vazhdojmë me thirrjen edhe për bashkësinë ndërkombëtare që të shtojë trysninë te pala serbe që të jetë më bashkëpunuese në këtë proces”, tha Gara.
Ai bëri thirrje qytetarëve që në rast të hasjes së mbetjeve mortore të lajmërojnë institucionet përkatëse pasi përvoja e deritashme gjatë gërmimeve në këtë lokacion, ka konfirmuar se pikërisht për shkak të ndërhyrjes së qytetarëve, të cilët kanë bërë lëvizjet e eshtrave, institucionet kanë dështuar në gjetjen e mbetjeve mortore.
Ndërsa, Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’ në Mitrovicë, tha se te varrezat në veri të Mitrovicës dyshohet se ndodhen trupat e 19 viktimave të luftës.
“Në këto varreza prej 2013 kemi një dokument që është shënuar nga grupi punues i Beogradit dhe Republikës së Kosovës 22 shenja, dhe prej atëherë gjanë gjetur vetëm tre”, tha Çerkini.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...