GAP: Hani i Elezit, Shtimja dhe Mitrovica, komunat me më së shumti transparencë buxhetore
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 24 October 2021
Instituti GAP sot publikoi raportin ”Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2020”, i cili ofron një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë, duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.
Sipas një njoftimit, vlerësimi bazohet në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.
“Indeksi për vitin 2020 tregon një nivel mbi mesatar të transparencës buxhetore të komunave, ku 24 nga 38 komuna kanë mbledhur mbi 50 pikë. Komunat me transparencën më të lartë buxhetore në vitin 2020 janë Hani i Elezit (100 pikë), Shtimja (86 pikë) dhe Mitrovica (85 pikë). Ndërsa, komuna e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit nuk kanë mbledhur asnjë pikë në indeks, duke mos publikuar asnjë dokument buxhetor apo organizuar ndonjë dëgjim buxhetor me qytetarë. Progres më të madh në transparencë buxhetore në vitin 2020 kanë komuna e Shtimes, Malishevës, Podujevës, Kaçanikut dhe Gjilanit. Ndërsa, ndër komunat që kanë shënuar regres janë Drenasi, Suhareka, Istogu dhe Ferizaj. Përkundër obligimeve ligjore, një numër i konsiderueshëm i komunave vazhdojnë të mos i publikojnë dokumentet buxhetore siç kërkon legjislacioni në fuqi, konkretisht udhëzimi administrativ i MAPL për transparencë në komuna. Prandaj, për të rritur transparencën buxhetore në komuna, Instituti GAP rekomandon që MAPL të monitorojë dhe nxisë implementimin e Udhëzimit Administrativ nr. 03/2020 për transparencë në komuna, konkretisht të vlerësoj nëse janë duke u publikuar dokumentet e kërkuara buxhetore nga komunat, dhe nëse të njëjtat janë publikuar në bazë të fushave në uebfaqen e komunës. Po ashtu, komunat duhet t’i kushtojnë rëndësi formatit dhe cilësisë në të cilën i publikojnë dokumentet buxhetore, në mënyrë që t’ua lehtësojnë qytetarëve përdorimin e të dhënave. Gjithashtu, komunat duhet të angazhohen më shumë për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjime buxhetore dhe të publikojnë procesverbalet e dëgjimeve buxhetore.Indeksi i Transparencës Buxhetore është raport vjetor i Institutit GAP që publikohet nga viti 2017. Për dallim nga indekset e viteve të kaluara, ky raport këtë herë pasqyron transparencën buxhetore për dy vitet e fundit (2020 dhe 2019)”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...