Lajme

​Futja e veriut në karantinë, Qeveria hesht – analistët kërkojnë reagim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 04 April 2020

utja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit me urdhrat e Serbisë po konsiderohet ndërhyrje në territorin e shtetit të Kosovës, përderisa Qeveria e Kosovës nuk po komenton këtë urdhër të Serbisë për qytetarët e Kosovës, në këtë rast për pandeminë Covdi-19.

Media ka kontaktuar zëvendëskryeministrin Haki Abaz, por që nuk ishte i gatshëm të përgjigjet për këtë çështje, duke hedhur përgjegjësinë mbi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

E ky i fundit nuk është përgjigjur fare në telefon.

-Advertisement-

E në anën tjetër shoqëria civile po konsideron se për futjen në karantinë të veriut të Kosovës në urdhrat e Serbisë, duhet të reagojnë institucionet e vendit dhe ato të bashkësisë ndërkombëtare.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se fatkeqësisht Republika e Serbisë është duke e shfrytë zuar edhe situatën e fundit që ka kapluar tërë botën, pandemia Covid-19, duke shfrytëzuar për përfitime politike apo për të shkaktuar tension në Republikën e Kosovës.

Miftaraj madje po kërkon nga qytetarët e asaj pjese që mos t’i respektojnë këto urdhra.

“Në bazë të Kushtetutës së Kosovës pa dyshim që pjesa veriore e Kosovës duhet të kontrollohet nga institucione të Republikës së Kosovës, në këtë drejtim qasja e fundit e Serbisë për të shpallur pjesën veriore dhe future në karantinës, pa dyshim që do të duhej të ketë reagim jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga faktori ndërkombëtar… Pa dyshim që urdhrat që vijnë një shtet tjetër, duhet injoruar në radhë të parë nga ana e kryetarëve të komunave në pjesën veriore të Kosovës, në anën tjetër edhe qytetarët e asaj pjese nuk duhet zbatuar. Për tërë Republikën e Kosovës tani më veç janë marra masa nga ana e institucioneve të Kosovës, përfshirë Ministrinë Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës. Andaj, ligjet e aplikueshme, politikat të aplikueshme edhe në pjesën veriore janë ato të Republikës së Kosovës. Çdo urdhër tjetër që vjen nga një shtet tjetër, pa dyshim që është vepër penale qoftë nga ana e kryetarëve të komunave, por edhe persona të tjerë që iu binden që iu binden politikave të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës”, thotë Miftaraj.

Për dallim prej Miftarajt, njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri i ka thënë medias se Kosova ka problem me administrimin në katër komunat veriore të Kosovës që prej vitit 1999.

Megjithatë, ndërhyrjen e Serbisë për çështjen e pandemisë, po e arsyeton pasi sipas tij, duhet bashkëpunim për çështjen e pandemisë dhe shëndetit publik.

Krahas kësaj, Tahiri thotë se për parandalimin e përhapjes së pandemisë kërkohet bashkëpunim pa e shikuar shumë se a janë kompetencat e Kosovës apo të Serbisë.

Tahiri: Për mua është punë e mirë që kanë hyrë në karantinë

“Strukturat paralele në arsim, shëndetësi dhe në politikat sociale, si dhe për disa çështje të tjera kanë mbetur gjithmonë të pazgjidhura. Asnjë qeveri, asnjëherë nuk i ka zbatuar këto kompetenca në këto fusha, sepse edhe bashkësia ndërkombëtare i ka lejuar … Tash ballafaqimin me kornavirusin, qeveria e jonë për të mirë ka lejuar hyrjen e një kontingjenti të mjekëve, infermierëve që me i ndihmuar popullatës. Për këtë çështje kërkohet bashkëpunim pa e shikuar shumë se a janë kompetencat e Kosovës apo të Serbisë. Sepse është me rëndësi që qytetarëve që jetojnë n ë atë vend, edhe pse janë të kombësisë serbe dhe janë qytetarë të Kosovës, duhet që në mënyrë efikase të ballafaqohen me pandeminë. Pra, këtu kemi të bëjmë me një çështje shëndetësore dhe ai që ka pushtetin efektiv, bënë një gjë të tillë. Për mua është punë e mirë që kanë hyrë në karantinë, sepse në karantinë ka kanë hyrë edhe disa fshatra të tjera të Kosovës… Çështja e kompetencave është çështje që duhet të bisedohet me nivelet edhe ndërkombëtare por edhe vet Kosovës. Formalisht pushteti i Kosovës shtrihet në gjithë territorin, por për pandeminë nuk mendoj se duhet me pasur inate dhe me u dëmtuar popullata. Nëse furnizimi dhe mekanizmat janë prej Serbisë, për mua është krejt në rregull që kjo popullatë ta lufton pandeminë, sepse janë qytetarë të Kosovës, por edhe po të mos ishin për këtë punë duhet me gjetur bashkëpunim”, thotë Tahiri.

Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, Shtabi i krizës në veri të Mitrovicës i cili nuk i raporton Prishtinës ka shpallur mbrëmë të karantinuar këtë qytet.

Burime të medias brenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim hyn në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

Numri i të infektuarve me këtë virus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë analizat rreth testit për koronavirus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera