Lajme

​Foshnja hidhet në kosh mbeturinash, ishte futur brenda një kutie kartoni

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 18 August 2020

Në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni, është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.

Mësohet se fëmija është i gjinisë mashkull. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ambulanca, ku mësohet se po kryhen veprimet e mëtejshme.

Foshnja e pajetë është transportuar në morg. Burime për Top Channel sqarojnë se ka qenë një telefonatë e një qytetari te salla e policisë që ka njoftuar për foshnjën që ishte hedhur në kazan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera