Lajme

​FOL: Qeveria realizoi vetëm 64 për qind të planit vjetor

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 03 March 2019

Lëvizja FOL ka publikuar gjetjet e monitorimit të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin që lamë pas, ku del se ka pasur nivel të ulët të realizimit të këtij plani

Mexhide Demolli-Nimani nga FOL, gjatë një konference për media, ka thënë se sipas rezultateve qeveria ka arritur një përqindje të ultë të realizimit të planit vjetor për vitin që lamë pas.

“FOL ka bërë monitorimin e planit vjetor të 21 ministrive dhe zyrës së kryeministrit, të cilët në bazë të realizimit të planit tregojnë se ka pasur nivel të ulët të realizimit të cilin e kishin paraparë që të përfundonte në fund të vitit 2018. Nga ky monitorim del se 921 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës së qeverisë, vetëm 594 apo shprehur në përqindje rreth 64 përqind janë realizuar, ndërkaq, 237 aktivitete apo 26 përqind kanë mbetur të pa përfunduara sipas afatit të përcaktuar kohor”, tha ajo.

-Advertisement-

Ajo ka paraqitur realizimin e planit vjetor për të gjitha ministritë veç e veç, duke thënë se një pjesë të aktiviteteve i kanë bartur për këtë vit.

Sipas saj, ministria e vetme që ka realizuar 100 përqind planin vjetor është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera