Lajme

​Fassino e cilëson gabim të madh refuzimin e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 19 October 2019

Shtyrja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, po shihet si gabim i madh nga zëvendëspresidenti i Komisionit të Jashtëm të parlamentit të italisë, Pero Fassino.

Madje, ky i fundit, po cilëson se kjo sjell zhgënjim ndaj shpresave të këtyre vendeve dhe i heq shkëlqimin e besueshmërisë së unionit, shkruan gazeta inFokus.

“Për më tepër ky vendim ishte i pajustifikuar, sepse bëhej fjalë jo për anëtarësim të menjëhershëm, por për hapjen e negociatave, që kërkojnë disa vite për arritjen në një përfundim”, thekson Fassino, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Drejtësisë.

-Advertisement-

”Një bllokim i pakuptueshëm nga pak vende. Një konfirmim për tejkalimin e kriterit të unanimitetit”, theksoi ai.

“Italia, përherë në favor të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duhet të manifestojë gjithë afërsinë e saj me këto vende duke forcuar akoma rolin e sponsorit të integrimit të tyre evropian”, përfundoi Fassino./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera