Lajme

​EC sërish kërkon shkarkimin e drejtorëve që dyshohen për shkelje të ligjit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 07 June 2020

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të qeverisë së re, e ka të pamundur vazhdimin e koalicionit me LDK-në në Komunën e Prizrenit.Ndërkohë edhe dega e LDK-së ka bërë të ditur se si rezultat i këtij zhvillimi nga detyrat e tyre në qeverinë lokale janë liruar nënkryetari i parë i Komunës dhe tre drejtorët, që ishin nominuar nga LDK-ja.

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i Komunës zbaton përgjegjësitë për emërimin e shkarkimin e nënkryetarit, sikurse edhe të drejtorëve komunalë.

Gjithashtu është e drejtë e subjekteve politike që të lidhin marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe t’i shkëpusin ato në bazë të vullnetit të tyre.

-Advertisement-

Por EC Ma Ndryshe nëpërmejt një komunikate, konsideron se në kuadër të organizimit të punës dhe drejtimit të politikës së komunës, kryetari i Prizrenit duhet të reflektojë edhe sa i përket përmbushjes së premtimit elektoral për qeverisje me duar të pastra.

“Deri më tani thirrjet e adresuara te Ekzekutivi i Prizrenit për shkarkimin e drejtorëve me aktakuza janë injoruar. Duke marrë parasysh mungesën e deritanishme të vullnetit individual të drejtorëve tjerë komunalë, të cilët kanë aktakuza për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, EC Ma Ndryshe, përsërit kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës së Prizrenit për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e drejtorëve komunalë që dyshohen për shkelje të ligjit. EC-i përkujton se premtimet elektorale të Haskukës ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera