Dy punonjës shëndetësorë të Gjakovës janë shëruar nga COVID-19, tre vazhdojnë tretmanin në Infektivë
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 08 April 2020
Situata në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” është e qetë dhe punë aty vazhdon në suaza normale. Dy nga pesë personat që i përkisnin personalit shëndetësor tashmë janë shëruar, ndërsa tre të tjerët po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive në kryeqytet.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala i cili shtoi se shërbimi në infektiven e këtij institucioni shëndetësor është 24 orë dhe janë në gatishmëri të plotë. Ai u shpreh se janë furnizuar edhe me pajisjet mbrojtëse.
“Në Spitalin tonë gjendja aktualisht është e qetë, puna vazhdon në suaza normale. Ne kemi pasur fat që pesë persona nga personeli shëndetësor kanë rezultuar pozitivë, dy janë shëruar janë kthyer në familjet e tyre, shumë shpejtë pritet t’i bashkohen stafit shëndetësor. Tre vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë. Gjithçka është në suaza të normales, puna vazhdon normalisht, trajtohen pacientët”, deklaroi Shala.
Shala tregon se në këtë spital janë të angazhuar dy infektologë të cilët bëjnë trazhimin e pacientëve dhe i drejtojnë në Klinikën Infektive në QKUK.
Sa i përket furnizimit me materiale shëndetësore dhe masave të tjera për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, Shala shprehet i kënaqur, duke thënë se deri më tani qëndrojnë mirë në këtë aspekt.
“Ne çdo pacient që vjen te në me kërkua ndihmë, i bëjmë trazhimin e tij dhe i drejtojmë për në Klinikën Inf ektive. Atje bëhen testet e mëtutjeshme, nëse rezulton pozitivisht vazhdon trajtimin në QKUK. Jemi të pajisur mirë, jemi furnizuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, nga Ministria e Shëndetësisë, gjithçka aktualisht është mirë. Në Spitalin e Gjakovës ka dy infektologë, mirëpo e kemi ngritur shërbimin me 14 edhe me mjekë të tjetër mbulohet shërbimi në Infektiv në 24 orë.
Shala bëri të ditur se janë testuar të gjitha piklat kontaktuese të infermierëve të prekur me COVID-19, ndërsa sqaroi se personali shëndetësor dhe infermierët është infektuar nga jashtë, e jo nga brenda.
“Të gjitha pikat kontaktuese të këtyre infermierëve janë testuar dhe kanë rezultuar negativë. Dua ta sqaroj se infermierët dhe per soneli shëndetësor pikë kontakti kanë pasur nga jashtë, jo nga brenda, pra kontakti i infeksionit ka ndodhur jashtë”, tha ai.
Të tjera
-
Haradinaj kujton të rënët e masąkrës së Makocit dhe betęjën e Marecit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën dhe masakrat e Mareci...
-
Kurti: Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj, respektoni dhe nderoni uniformen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremonia e diplomimit të gjeneratës ...
-
445 policë të rinj i shtohen Kosovës
Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Ko...
-
Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve policorë: Tani jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kad...
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen mizórisht në Serbi, faktori ndërkombëtar të mos e injorojë këtë
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kad...
-
Kurti: Ndalimi i kosovarëve në Serbi u paralajmërua nga Vuçiqi, qindra persona u privuan nga ushqimi e mjekimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë nda...
-
Kryhet edhe një intervenim i madh kirurgjik
Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses e...
-
72 aksidente për një ditë, 21 prej tyre me të lënduar
Në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 72 a...
-
Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë
Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeç...
-
Kurti i thërret ministrat, mbahet një mbledhje e Qeverisë – ky është rendi i ditës
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. ...
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri ...
-
Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës
Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosov...