Sport

​Dy arsyet pse Aubameyang e refuzoi Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 28 September 2020

Pierre-Emerick-Aubameyang para pak javësh e rinovoi kontratën e tij me Arsenalin. Ai nënshkroi edhe për tre vitet e ardhshme muajin e kaluar dhe kjo nënkupton që ai do të jetë së bashku me klubin deri në verën e vitit 2023.

Por, fati i tij mund të ishte ndryshe sepse Barcelona provoi të nënshkruante me atë. “Katalanasit”, të cilët e lejuan largimin e Luis Suarez drejt Atletico Madridit, janë duke kërkuar një sulmues dhe Aubameyang ishte njëri nga emrat kryesorë në listën e tyre.

“Kisha disa oferta, sidomos nga Barcelona, por edhe nga disa klube të tjera.”, pranoi Aubameyang për “Canale + France”

-Advertisement-

“Unë bisedova disa herë me trajnerin Arteta dhe ai më tha që mund të largohesha drejt ndonjë klubi tjetër për të fituar trofe, ose mund të qëndroja. Pas shumë kontakteve me të, ai më bindi me projektin e tij dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse qëndrova me Arsenalin.”

“Arsyeja e dytë ishin tifozët. Që nga dita e parë kur erdha këtu, ata më trajtuan si njërin prej tyre. Prandaj, derisa unë jam njëri prej tyre, do të mbetem këtu.”, u shpreh Aubameyang në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera