Lajme

​Dumoshi: Rinia do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 12 August 2020

Në Ditën Botërore të të Rinjve, ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur kryetarin e Kuvendit të të rinjve, Kastriot Luma bashkë me të rinjtë që janë pjesë e kuvendit dhe nga komuniteti serb dhe RAE.

Ministrja Dumoshi falënderoi për vizitën i përgëzoi për aktivitetet e tyre të vazhdueshme dhe u premtoi që do të mundohet maksimalisht që do të shtyjë përpara ide sa më inovative dhe përmbushëse për të rinjtë e Kosovës.

Ajo i njoftoi edhe për projektet të cilat janë ndarë dhe do të ndahen nga MKRS, në shumë totale prej 820.000 eurosh. Kjo shumë akomodon sado pak nevojat rinore dhe reflekton rëndësinë që institucionet kanë për fushën e rinisë.

-Advertisement-

Dumoshi: Rinia do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

“Paketa e rimëkëmbjes të cilën kryeministri i Kosovës Hoti e ka paraparë edhe MKRS-në, pjesa e rinisë e cila do të ndahet ajo shumë ajo do të përkthehet në punësim. Kjo ka qenë një strategji të cilën e kam menduar bashkë me stafin këtu me zv-ministrat me drejtorët me departamentin me zyrën e kryeministrit që për shkaqe të hendikepit të cilët edhe me fakultetet që ju i kryeni dhe nuk mundeni të konkurroni për shkake të përvojës së punës gjithmonë diskualifikoheni’, tha ajo.

Pasi e njoftoi ministren Dumoshi me rolin dhe përgjegjësitë e Kuvendit të të rinjve, Luma kërkoi përkrahje institucionale, duhet thënë se rinia është pjesa më e rëndësishme e shoqërisë.

Ai u shpreh se gjendja pandemike i ka kufizuar aktivitet e kuvendit të të rinjve dhe se më shumë kanë qenë të koncentruar në aktivitete virtuale.

“Për neve patjetër që këto ditë na gëzojnë kur e dimë që ka ditë që na kushtohen dhe të cilat festohen për ne mendojmë që janë të rëndësishme dhe të nevojshme pasi që ne si të rijnë kemi nevoje për përkrahje jemi pjesa më e rëndësishme e shoqërisë besojmë. Kështu që përkrahje ndaj të rinjve është e nevojshme sidomos kur na si të rinj kemi nevojë të zhvillohemi dhe me pas një bagazh të cilin në të ardhmen mundemi me përdor ne profesione të ndryshme”, tha ai.

Ministrja Dumoshi i njoftoi për punën që po bëhet në plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë për të cilin ka pasur kërkesa të ndryshme nga Kuvendi i të Rinjve, KVRL-të dhe organizatat rinore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera