Lajme

​Demaliaj-LVV-së: Për 50 ditë ia dhatë tregun Serbisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 21 October 2020

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ka interpelancë të kryeministrit Avdullah Hoti. E në foltore të këtij Kuvendi, foli deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

“Është me rëndësi se duke dëgjuar kolegët, jemi duke lëvizur vetëm me deklarimet e tyre. Duke na kallëzuar histori, duke na kallëzuar data, por, i gjithë sistemi që e neverit edhe qytetarin e Kosovës është se burimi i të gjitha fjalimeve dhe këtyre interpelancave është në deklarata”, tha Demaliaj.

Ai i është drejtuar LVV-së me disa pyetje duke iu kërkuar që të sjellin elemente që tregojnë shkelje të ligjit nga Hoti.

-Advertisement-

“A ka mundësi partitë opozitare në këtë rast edhe iniciuese të interpelancës, të deklarojë se cilat janë shkeljet e kryeministrit Hoti, deri më tani në aspektin institucional, ligjor dhe kushtetues? A ka Lëvizja Vetëvendosje vetëm një element deri më tani që kryeministri Hoti e ka shkelur ndonjë dispozitë ligjore lidhur me politikën e jashtme dhe pjesën që po bisedohet apo vetëm janë nxitje, për shkak se keni mbetur ‘out’ me këtë problem dhe nuk keni qasje më në jetën institucionale. Për 50 ditë keni shkatërruar gjithçka, për 50 ditë ia keni shti tregun Serbisë në Kosovë, ju e keni shti mallin e Serbisë dhe e keni forcuar ekonomikisht Serbinë. Ndërsa, sot dilni e deklaroni se ka deklaruar me datën kaq filan fisteku. Folni për reciprocitetin, ka vendosur njëherë Kosova për reciprocitet, këtë mund t’ua tregoj deputetja Kusari dhe nuk është bërë pa ligj dhe ju doni ta rivendosni një ri-reciprocitet në vitin 2020. Ku i keni parakushtet lidhur me këto çështje?”, shtoi ai.

“Sot, nga këtu po ju them se vetëm një element antiligjor, antikushtetues, zotëri Hoti s’do ta ketë votën time, as të Aleancës, po edhe ju duhet ta kundërshtoni atë e jo të krijojmë elemente të kauzës dhe britmës”, tha Demaliaj.

Ai ka sugjeruar Vetëvendosjen të tregohet më e kujdesshme nëse duan të ndihmojnë procesin e dialogut dhe se kryeministri Hot pret ata për bashkëpunim.

“Mos sillni kauza, e duke sjellë harta se si do dukej tash Kosova. Këtë hartë e tregon Albin Kurti qe 20 vjet. Dhe e dimë prejardhjen nga e ka marrë atë hartë. Serbia nuk na do, krejt e dimë, shumë ma shumë po dini për deklaratat e Vuçiqit se sa çka duhet të ndihmohet Qeveria e Kosovës”, tha Demaliaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera