Rajoni dhe Bota

​De Croo: Belgjika rihap bizneset më 1 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 27 November 2020

Bizneset do të rihapen në Belgjikë nga 1 dhjetori, ndërkohë që bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi, duke qenë se ka lejuar rënien e rasteve të COVID-19, njoftoi sot kryeministri belg, Alexander De Croo.

“Nga 1 dhjetori, dyqanet do të mund të rihapen”, tha ai në një fjalim në televizionin shtetëror.

“Situata në vendin tonë po përmirësohet, por është e rëndësishme të ruajmë këtë kurs”, shtoi kreu i qeverisë belge.

-Advertisement-

Gjithashtu, De Croo i paralajmëroi belgët se festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të ishin ndryshe këtë vit. /ATSH-AFP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera