Sport

​Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 21 January 2021

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 760-të në karrierë gjatë Finales së Superkupës së Italisë duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican për golat e shënuar për klubin dhe vendin gjatë fitores 3-1 të Juventusit ndaj Sassuolos më 10 janar.

Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Superkupës italiane kundër Napolit të Mërkurën në mbrëmje, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Ronaldo zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje nga këndi nga e majta dhe e drejtoi topin brenda rrjetës nga distanca.

Ronaldo ka shënuar 84 nga 760 golat e tij në karrierë në aventurën e tij dy-vjeçare e gjysmë me “Zonjën e Vjetër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera