Sport

​Caktohen çiftet gjysmëfinale për Kupën FA

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 18 March 2019

Katër skuadrat e mbetura në Kupën FA kanë mësuar se me kë do të takohen.

Ky edicion i Kupës FA në Angli, ka pasur disa befasi, ku prej skuadrave të mëdha ka mbetur vetëm Manchester City, që njëherësh është edhe favorit për ta fituar këtë trofe.

Kampionët e Anglisë në çerekfinale eliminuan Swansea Cityn e Bersant Celinës, me mesfushorin kosovar që realizoi një gol në disfatën e skuadrës së tij 2-3.

-Advertisement-

Ekipi i Pep Guardiolas do të ndeshet me Brighton.

Çifti tjetër në gjysmëfinale është ai në mes të Watford dhe Wolwerhampton Wanderers, me këta të fundit që eliminuan Manchester United.

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale ashtu si edhe finalja do të luhen në stadiumin Wembley.

Dy takimet do të luhen në fundjavën e 6 dhe 7 prillit.

Çiftet:

Manchester City – Brighton

Watford – Wolwerhamton

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera