Lajme

​Bytyqi: Arsimimi, rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 01 June 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve ka uruar të gjithë fëmijët, duke thënë se arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes.

Bytyqi ka shkruar në Facebook se fëmijët janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë.

“Ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes. Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera