Lajme

​Bulliqi: Prodhuesit vendorë shohin Vetëvendosjen si zgjidhje për ekonominë vendore

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 24 November 2020

Në kuadër të ditës së dytë të fushatës zgjedhore për të parin e Podujevës, kandidati nga radhët e Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi së bashku me kryetarin Albin Kurti kanë vizituar sot fabrikën e mobilieve “Kushtrimi” dhe atë të parketit “Lidhja Parket.”

Ata me këtë rast janë njohur për së afërmi me punën që kryejnë punëtorët e këtyre fabrikave.

Bulliqi me këtë rast tha se Lëvizja Vetëvendosje gjatë udhëheqjes me Komunën e Podujevës do të trajtojë me dinjitet bizneset dhe do të sigurojë shërbime të nevojshme publike.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Prodhuesit vendorë i shohim e na shohin si zgjidhje për ekonominë vendore.

Përgjatë drekës me Albinin pamë punën që bëjnë 24 punëtorët e fabrikës së mobilieve “Kushtrimi” dhe 13 punëtorët e fabrikës së parketit “Lidhja Parket.”

Prej përpunimit dhe montimit të drurit deri te qepja dhe veshja e mobilieve “Kushtrimi” prodhon tavolina, komoda, karrigia, dhoma dhe kuzhina. Ndërsa “Lidhja Parket” mbulon të gjithë zinxhirin prodhues nga lënda e parë deri te montimi i parketit, por po ashtu prodhimin e briketit dhe parketeve dekorative.

Fabrikat na e kthejnë dinjitetin në ekonomi përmes prodhimit, ne duhet t’i trajtojmë me dinjitet përmes shërbimeve publike. Prodhuesit e punëtorët kanë nevojë për një komunë që ua ndjek ritmin dhe ua siguron shërbimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera