Lajme

​Arrestohet edhe një person për plagosjen në Bardhosh

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 18 January 2022

Është arrestuar të hënën edhe një person në rastin e plagosjes të një burri dhe një gruaje në Bardhosh të Prishtinës më 1 dhjetor të vitit që lamë pas.

I dyshuari me pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datë 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Kujtojmë që më 1 dhjetor 2021 në ora 15:20 dy persona ishin plagosur me armë zjarri. Për çka policia kishte arritur që ta arrestoj një person lidhur me këtë plagosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera