Lajme

​Arrestohen edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 19 November 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sot në Prishtinë si të dyshuar për përfshirje në vperat penale ‘përvetësim në detyrë’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Sipas Policisë i dyshuari Sh. S. viti i lindjes 1981, në cilësinë e inspektorit farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, pasi dyshohet se ka bërë zotime të mjeteve për avance për zyrtarët e AKPM-së.

“Nga viti 2015 deri në vitin 2018, janë bërë zotime në kundërshtim me ligjin, pa pasur aprovimet paraprake dhe nuk ka fare dokumentacion që arsyetojnë zotimin e mjeteve. Shuma e këtyre avanceve është: 1,127,499.00 € (një milion e njëqind e njëzetë e shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Ndërsa e dyshuara N. (Sh.) F. viti i lindjes 1981, në pozitën e u.d. shef i Personelit në Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, në cilësinë e zyrtares zotuese alternative për AKPPM-në, nga data 28 mars 2014 deri 17 dhjerot 2014 ka kryer zotimet e mjeteve në shumën 99,415.00 € (nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë).

Për zotimet e realizuara nga e dyshuara gjithashtu mungojnë aprovimet paraprake dhe nuk ka fare dokumentacion që e arsyeton zotimin e këtyre mjeteve. Këto mjete të zotuara nga të dyshuarit më pas i ka tërhequr nga banka i dyshuari M. S., i arrestuar nga Policia e Kosovë më 28 mars të këtij viti.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore-Prishtinë dërgohen në ndalim për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera