Aeroporti “Adem Jashari” dhuron pako ushqimore dhe higjienike për komunat në karantinë
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 08 April 2020
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka ndarë donacion për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në kohën e përballjes me Covid-19. Donacioni përmban pako ushqimore dhe higjienike, të cilat ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se do t’i shpërndajnë në komunën e Malishevës dhe komuna të tjera që janë në karantinë. Gjithashtu, prej kësaj pakoje do të përfitojnë edhe qytetarët që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.
Në një konferencë për media ku u bë i ditur donacioni, Arben Vitia tha se këto pako do të shpërndahen në të gjitha komunat që janë në karantinë, duke veçuar këtu atë të Malishevës që është zona më e prekur me koronavirus.
“Kanë gjetur në këtë kohë që qytetarët e Kosovës, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, t’i ndihmojnë me pako ushqimore dhe materiale mbrojtëse shëndetësore. Këto pako ushqimore, higjienike më shumë, do të shpërndahen në gjithë Republikën e Kosovës me theks të veçantë në komunat të cilat gjendën ne karantinë e me theks të veçantë në komunën e Malishevës me të cilën sot solidarizohemi si çdo ditë tjetër dhe do të mundohemi të u dalim në ndihmë. E në anën tjetër një pjesë të këtyre materialeve do të shkojnë edhe për komunitetet RAE në disa nga komunat e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, Omer Kouycu nga Aeroporti “Adem Jashari” tha se po përpiqen të ndihmojnë qytetarët e Kosovës që të tejkalojnë më lehtë situatën me pandemi.
“Si investitor i huaj në Kosovë, e dimë rëndësinë e përgjegjësisë sociale dhe gjatë kësaj situate të pandemisë, ne si kompani do të dhurojmë pako me materiale higjienike për popullin e Kosovës, dhe ne urojmë më të mirën për njerëzit në Kosovë që po vuajnë nga kjo sëmundje dhe shpresojë që kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë”, tha ai.
Edhe në këtë paraqitje publike, ministri në detyrë, Arben Vitia u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Sipas tij, në muajin maj do të fillojë ulja e rasteve, siç është paralajmëruar në të gjithë botën. Andaj, ai bëri thirrje që qytetarët të durojnë edhe gjatë muajit prill.
“Në këtë situatë e di që gjendja psikologjike e shumë qytetarëve mund të jetë rënduar, mirëpo nuk do të zgjasë shumë, i kërkoj qytetarëve që të durojmë prillin, deri ën fund të prillit. Kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë dhe tani është e domosdoshme që të respektohen të gjitha rekomandimet ministria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që sa më me pak pasoja të kalojmë nga kjo situatë”, tha ai.
Ai tha se nuk duhet relaksuar në këtë muaj meqë këto janë tre javët vendimtare.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...