Lajme

​Abrashi akuzon VV se nuk po përkrah implementimin për pagat 170 euro të propozuar nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 11 June 2020

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën ka thënë se tash nuk po e mbështet implementimin e vendimit të Qeverisë Kurti për t’i paguar punëtorët e sektorit privat me nga 170 euro.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Abrashi tha se sektori civil i ka marrë pagat dhe të ardhurat e veta, madje edhe një javë më parë, derisa sektori privat ka qenë 80 për qind i bllokuar dhe i është pamundësuar çfarëdo aktiviteti ekonomik gjatë kësaj pandemie.

“Mos ndillni popullizëm se jeni konfliktuozë. Nëse ju e keni planifikuar dhe e ekni dhënë pakon ekonomike për të ndihmuar sektorin privat, nuk po e kuptoj çfarë problemi keni tash për të njëjtën pako, të cilën nuk keni mundur ta implementoni sa keni qenë në qeveri, e qeveria aktuale po dëshiron ta implementojë ashtu sikur e keni dashur, çfarë problemi keni për ta implementuar. Kini parasysh se populli dhe sektori privat që po ju përcjell sot, e mban në mend se pakon që e keni propozuar, nuk po e lejoni të implementohet. Mos harroni që rrogat sot deputetët e Parlamentit të Kosovës i marrin prej sektorit privat”, ka thënë Abrashi.

-Advertisement-

Abrashi ka thënë se Qeveria ka paguar vetëm 80% të aplikantëve për muajin mars, ndërsa për muajin prill nuk ka bërë asnjë pagesë të vetme.

“Qeveria paraprake përkundër asaj që ka proklamuar 180 milionë pakon, diku vetëm 80% të pagave të muajit mars i ka paguar derisa pagat e muajit prill as që kanë filluar të paguhen dhe ideja e pagesës së 50 për qind e qirave të biznesit privat ende nuk ka filluar. Dje kam kuptuar që nuk ka mjete dhe Ministria e Financave dje ka ardhur me propozim për implementimin e projekt-propozimit të Qeverisë Kurti. Nuk i kuptoj deputetët e Vetëvendosje që një projekt që e kanë propozuar vetë, tash nuk e përkrahin”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera