AAK kërkon debat parlamentar për ngritjen e çmimeve
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 28 October 2021
Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar debat parlamentar në Kuvend për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare në vend.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie, tha se ngritja e çmimeve është një problem shqetësues duhet të adresohet edhe në legjislativ. Ai tha se qasja e Qeverisë Kurti për zgjidhjen e kësaj problematike është shqetësuese dhe e vonshme.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dje ka kërkuar nga Kuvendi një seancë, mocion përmbajtjesor, debat parlamentar në raport me një nga temat më të rëndësishme për qytetarët, ngritjen e çmimeve enorme të produkteve esenciale, mirëpo edhe produkteve tjera. Presim që Kryesia e Kuvendit në afat sa më të shpejtë të adresojë këtë temë në mënyrë që të debatohet në parlament. Për grupin parlamentar të AAK-së rritja e çmimeve të konsumit në gjitha nivelit të produkteve ushqimore është një trend shqetësues dhe problem serioz i cili duhet të adresohet në formë strukturore. Për ne edhe më shqetësues është qasja që e ka marrë qeveria Kurti për trajtimin e kësaj teme, duke qenë se rritja e çmimeve ka filluar në një kohë të hershme, ndërsa veprimet e qeverisë janë të vonshme”, tha ai.
Ai e quajti edhe mashtrues kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij duhet të sqarojë a është i atëhershmi kur thoshte se ekzekutivi do të ulë çmimet, apo tash kur thotë se Qeveria s’ka rol në ngritjen e çmimeve.
“A është Albin Kurti i tanishmi, i cili po thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo është i atëhershmi, i cili thoshte se qeveria do të kontrollojë dhe nuk do të lejoj rritjen e çmimeve. Këto standarde të dyfishta që ka ardhur në pushtet duhet të t’i adresoj dhe shpjegoj para qytetarëve sot, kur është rritur çmimi i bukës, çmimi i qumështit, çmimi i krejt shportës së konsumatorit dhe kështu me radhë. A ka mashtruar atëherë, a është e vërtet tash çka po thotë se Qeveria nuk i rritë çmimet”, shtoi ai.
Ndërsa, vendimet e fundit të qeverisë për dyfishimin e pensioneve për muajin nëntor dhe dyfishimin e skemave sociale, Tahiri konsideroi se janë marrë për fushatë elektorale.
“Veprimet dhe masat që janë marrë në raport me një kategori të qytetarëve të Kosovës janë masa afatshkurtër, janë masa një mujore dhe masa që po merren në një proces zgjedhor. Pra jemi në proces të dy raundeve zgjedhore dhe nuk po adreson çështjen kryesore që ka të bëjë me rritjen e pagave”, theksoi Tahiri.
Ai kërkoi nga qeveria edhe angazhim më të madh në procedimin e Projektligjit për Paga në Kuvend.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































