Lajme

​811 thumbime të rriqrave në Malishevë, IKSHP-ja jep rekomandime

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 27 May 2020

Përveç epidemisë Covid-19, Kosova po ballafaqohet edhe me pickimin e rriqrave. Rajoni që më së shumti është e prekur nga rriqrat del të jetë Malisheva.

Në këtë komunë deri më tani janë raportuar 811 thumbime të rriqrave.

Për këtë qëllim ka filluar edhe dezinsektimi i hapësirave.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i IKSHPK-së:

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Komunat tjera endemike po përgatiten dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.

Deri sot janë raportuar 811 thumbime të rriqrave të cilat në numër janë shumë më pak se viteve të kaluara në të njëjtën periudhë duke pasur zero raste të EHKK.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera