Lajme

​57 persona të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 04 August 2020

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 57 pacientë të infektuar me COVID-19. 34 prej tyre janë me oksigjeno-terapi kurse 16 të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile, kështu bëjnë të ditur në Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Kurse nga personeli i spitalit, 6 mjekë janë të infektuar me virusin korona, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik.

-Advertisement-

“Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera