Lajme

​5 persona humbin jetën në koncertin ku po këndonte Dhurata Dora

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 23 August 2019

Në rrëmujën e shkaktuar në koncertin e Soolking në Algjeri ishte edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo tregoi se kishte udhëtuar drejt vendit të reperit për të performuar hitin “Zemër” në stadiumin ku do mbahej koncerti.

Mediat e huaja kanë raportuar se për shkak të thyerjes së njërës prej hyrjeve u shkaktua rrëmujë e madhe që i mori jetën 5 personave.

-Advertisement-

Në pesë viktimat, tre ishin burra dhe dy gra. Ndërkohë, 20 të tjerë kanë përfunduar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora.

Dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë klikime në Youtube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera