Shëndetësi

​32 milionë të shëruar nga COVID-19 në botë

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 26 October 2020

Numri i njerëzve që u shëruan nga koronavirusi në botë arrin shifrën 32 milionë, sipas të dhënave nga faqja e internetit Worldometers.

Deri më tani, 32.001.313 pacientë janë kuruar nga koronavirusi në botë ose 96 për qind e 43.520.941 e të gjitha rasteve të regjistruara.

1.161.360 njerëz kanë vdekur nga pasojat e sëmundjes infektuese deri më tani, që është katër për qind e numrit të përgjithshëm të pacientëve.

-Advertisement-

Aktualisht janë 10.358.268 raste aktive. Simptomat e lehta të sëmundjes tregohen nga 99 për qind e të infektuarve ose 10.280.049 njerëz, ndërsa 78.219 pacientë janë në gjendje kritike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera