Lajme

​100 ditë qeverisje nga Kurti, vlerësohet menaxhimi i mirë i pandemisë dhe inicimi i luftës kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 13 May 2020

Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti sot ka bërë njëqind ditë të punës. Ndonëse rreth pesëdhjetë ditë i ka pasur me funksione të plota kjo qeveri po vlerësohet se ka menaxhuar mirë pandeminë Covid-19.

Derisa lavdërohet për inicimin e luftës kundër korrupsionit, në kuadër të shkarkimeve në ndërmarrjet publike. Kështu thonë për KosovaPress analistët politikë.

Njohësi i rrethanave politike, Ramush Tahiri u shpreh se qeveria Kurti gjatë këtyre ditëve nuk ka arritur të paraqes gjithë gamën e vet të punës. Por thotë se ka disa aspekte që mund të vlerësohet mirë ekzekutivi i liderit të VV-së.

-Advertisement-

Tahiri: Menaxhimi i punës nga qeveria Kurti ka qenë shumë i mirë

“Menaxhimi i pandemisë ishte shumë i mirë, kjo qeveri ka suksese për të edhe për pasojat relativisht të vogla të pandemisë. Kosova pati një bashkëpunim shumë të mirë të qeverisë dhe gjithë qytetarëve. Në pjesën më të madhe u respektuan masat, të cilat në pjesën më të madhe ishin të mira dhe të domosdoshme”, thotë ai.

Ndërsa, analisti tjetër politikë, Krenar Shala thotë për KosovaPress se në këtë periudhë të shkurtër të qeverisjes Kurti esenciale ka qenë luftimi i korrupsionit në aurën e saj.

Shala: Qeveria është rrëzuar pikërisht për shkak të frikës së luftës ndaj korrupsionit

“Qeveria është rrëzuar pikërisht për shkak të frikës së luftës së korrupsionit. Vet fakti që ka ekzistuar kjo frikë i bie që qeveria ka qenë e suksesshme, jo në luftë se nuk ka pas kohë të luftojë, por në aurën e saj për të filluar një luftë serioze kundër korrupsionit…mund t’i veçojmë shkarkimet në disa sektorë të shtetit, megjithatë është herët të vlerësohet sepse jo domosdoshmërisht shkarkimi nënkupton se janë zgjidhur problemet. Por mendoj që një gjë pozitive që ka ndodh me këto shkarkime sepse e dina që në këto 12 vite kemi jetu me skandale korruptive gati çdo ditë”, thotë ai.

Sa i përket akuzave se kjo qeveri ka qenë antiamerikane, Shala thotë se nuk qëndrojnë, pasi sipas tij antiamerikanizimi bazohet në udhëheqjen e shtetit në mënyrë klandestine dhe mos luftim të korrupsionit. E këtë, Shala thotë se nuk e ka parë tek qeverisja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Shala: Antiamerikanizmi bazohet në udhëheqjen e shtetit në mënyrë klandestine, nuk e kam parë këtë te qeveria Kurti

“Anti amerikanizmi bazohet në mos luftimin e korrupsionit, udhëheqjen e shtetit në mënyrë klandestine që nuk përkojnë në vlerat që i promovon shteti amerikan, apo ndonjë qeveri evropiane. Unë nuk kam parë tek qeveria Kurti të ketë bërë një gjë të tillë”, thotë ai.

Ndonëse kanë bërë mbi tre muaj të negociatave për bashkëqeverisje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo e fundit pas 51 dite bashkëqeverisje inicioi mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës për të shkarkuar qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera