Lajme

​1 mijë e 770 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 22 October 2020

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 17 mijë e 263.

Ndërsa, 14 mijë e 836 persona janë shëruar nga ky virus. Mirëpo janë edhe 657 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, 1 mijë 770 numri i rasteve aktive.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

E vetëm në komunë e Prishtinës janë 72 raste, më pas komuna e Gjilanit me 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna Suharekës 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Obiliqit 2 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna Vitisë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera