Lajme

​ A do ta votojë Labinot Tahiri Ramush Haradinajn. Ja çfarë thotë ai

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 14 July 2017

Ndonëse është përfolur se votën e tij do t’ia japë Qeverisë Haradinaj, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re Labinot Tahiri thotë se do t’i përmbahet asaj çfarë do të vendos AKR.

Ai tha te premten për Express se do t’i qëndroj besnik partisë së tij dhe se lider e ka Behgjet Pacollin.

Tha se do ta respektoj çfarëdo vendimi që vendos partia. “Nuk është e vërtet, çka do që vendoset në parti unë do ta respektoj atë.

-Advertisement-

Unë Behgjet Pacollin e kam lider të partisë, Kryesia vendos dhe unë nuk jam vetëm anëtar i partisë por edhe nënkryetar i AKR-së”, u shpreh Labinot Tahiri.

Ai sqaroi se i kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë por prapë siç u shpreh Tahiri, vendos shumica.

Kujtojmë se koalicioni i përbërë nga LDK, AKR dhe Alternativa, thonë se janë të vendosur që të mos bëhen pjesë e PAN-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera