Lajme

​ Sot mbahet panairi i karrierës për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 15 October 2019

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot në Prishtinë mbahet Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit”.

Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i organizatorëve, dhe anëtarët.

Gjatë këtij organizimi do të bëhen prezantime lidhur me fushatën si dhe aktivitete të tjera joformale.

-Advertisement-

Aktiviteti organizohet nga shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera