Lajme

​​Madridi pengon Puigdemont që të rimarrë drejtimin e Katalonisë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 26 January 2018

Qeveria spanjolle iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese për t’u përpjekur të pengojë indipendentistin Carles Puigdemont që ta sfidojë, duke u rizgjedhur president i rajonit të Katalonisë, pavarësisht mandat-arrestit që është lëshuar kundër atij.

I shkarkuar me gjithë qeverinë e tij pas shpalljes të pavarësisë së Katalonisë më 27 tetor, Puigdemont është strehuar në Belgjikë për t’i shpëtuar një ndjekje gjyqësore.

Madridi kishte shpërbërë gjithashtu parlamentin katalanas, që kishte sfiduar autoritetin e qeverisë dhe të gjykatave spanjolle, si dhe zhvilloi zgjedhje të reja më 21 dhjetor.

-Advertisement-

Por pavarësisht shpresave të qeverisë spanjolle, partitë indipendentiste fituan sërish shumicën e vendeve, 70 në 135. Puigdemont vlerëson se zgjedhjet konfirmuan legjitimitetin e tij dhe pretendon të rizgjidhet, nëse është e nevojshme me telekonferencë ose me prokurë, sepse duke u kthyer në Spanjë mund të arrestohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera