Sport

? Vitali tregon fajtorin për humbjen e Wladimir Klitschko

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 09 June 2017

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Vitali Klitschko, vëllai i Wladimir, ka deklaruar sot se mban mbi supe një pjesë të fajit për humbje e vëllait të tij në duelin ndaj Anthony Joshua, më 29 prill, në “Wembley” të Londrës.

Ukrainasi pësoi një humbje me “KO” teknik në raundi e 11-të pas një dueli dramatik me britanikun, në një përballje që konsiderohet si ndër më të bukurit e historisë së boksit.

Wladimir pati një shans të mirë për ta fituar duelin në raundin e gjashtë, kur e hodhi në tapet Joshua. Ndërkohë që, deri në raundin e 10-të, ishte në avantazh, por një raund më pas erdhi përmbysja e Joshua, që hodhi në tapet Klitschko, duke detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën. “Kam fajësuar veten për humbjen e vëllait tim. Kur Wladimir e hodhi në tapet Joshua unë i dhashë atij një këshillë të gabuar”, tha Vitali Klitschko.

-Advertisement-

Kam fajësuar veten për humbjen e vëllait tim. Kur Wladimir e hodhi në tapet Joshua, unë i dhashë atij një këshillë të gabuar

Menjëherë pas humbjes nuk folëm, por pamë njëri-tjetrin në sy dhe u kuptuam. Vetëm në dhomën e zhveshjes e falënderova që zhvilloi një nga duelet e tij më të mira. E di se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë për të, por për fat të keq ne humbëm. Në peshat e rënda, çdo grusht mund të jetë vendimtar”, tha Vitali Klitschko sot për “boxing news”.

Më tej, vëllai i madh Klitschko shtoi: “Unë i thashë Wladimir të mos nxitonte dhe ta mbante larg Joshua, pasi mendova se britaniku do ta ngadalësonte sfidën, por ndodhi e kundërta. Tani kuptoj se kam bërë një gabim të madh”, deklaroi Vitali Klitschko për mediat. Megjithatë, kjo përballje pritet të ndodhë sërish në pjesën e dytë të këtij viti, një revansh i kërkuar nga ukrainasi. “Wladimir është një boksier i madh dhe nuk ka nevojë që të fitojë revanshin për ta treguar atë. Unë do ta mbështes në çdo vendim që të marrë”, tha Vitali Klitschko.

Boksieret ukrainas, vellezerit Wladimir dhe Vitali Klitschko

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera