Sport

? Ja kur do të zhvillohet mega përballja Joshua-Klitschko

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 07 June 2017

Anthony Joshua ka marrë sot miratimin nga IBF (International Boxing Federation) për të dueluar me Wladimir Klitschko, por përballja e dytë mes tyre duhet të zhvillohet para datës 2 dhjetor të këtij viti.

IBF-ja ka miratuar kërkesën e stafit të Joshua, që synonte revanshin me Klitschko, duke respektuar kontratën që dy boksierët kishin mes tyre (dueli i parë u fitua me KO teknik nga Joshua në raundin e 11-të, sfidë që u zhvillua më 29 prill). Përpos kësaj, IBF ka miratuar edhe faktin se fituesi i revanshit mes Joshua e Klitschko do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, në një përballje për titullin kampion bote në peshat e rënda.

-Advertisement-

Joshua e Klitschko para sfides se 29 prillit

IBF pat thënë kohë më parë se Joshua do ta mbronte titullin kampion ndaj Pulev, por pas presionit të madh që u bë javët e shkuara për një revansh mes Joshua e Klitschko u detyrua të tërhiqej. Duket se edhe vetë Pulev është tërhequr nga kërkesa e tij për të dueluar me Joshua, ashtu sipas parashikimit dhe do të presë 2018-ën për të dueluar për titullin kampion bote në peshat e rënda. Tashmë pritet që stafi i Joshua dhe Klitschko të ulen në bisedime për të vendosur datën se kur do ta zhvillojnë revanshin dhe ku. Kardifi, Dubai, Amerika e Nigeria janë shtetet ku mund të zhvillohet revanshi.

Nga dueli mes Pulev dhe Klitschko

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera