Lajme

 Osmani e shokuar me lajmin për vdekjen e Agim Kikaj

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 19 May 2017

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është ndier e shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta e kolegut të saj Agim Kikaj.

Osmani e ka vlerësuar Kikajn si njërin ndër njerëzit më të sjellshëm dhe më pozitiv që ka njohur, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Osmanit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“E shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut e mikut tonë, Deputetit Agim Kikaj. Bashkë me të kemi ndarë të njëjtën zyrë gjatë këtij mandati. Ishte ndër njerëzit më të sjellshëm e më pozitiv që kam njohur ndonjëherë. Nuk do i harroj kurrë bisedat e shumta me të, e sidomos bisedën tonë të fundit të para pak ditëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Agimit. U prehtë në paqe shpirti i tij.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera