Sport

⚽ Partizani u eliminua mes thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 07 July 2017

Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit.

Takimi i mbrëmshëm mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, ndonëse u zhvillua në fushë asnjanëse, në stadiumin “Lazuar” të Burgasit, u karakterizua nga thirrjet raciste të ultrasve të skuadrës bullgare karshi shqiptarëve.
Edhe pse delegati i ndeshjes u tërhoqi vëmendjen organizatorëve para ndeshjes që të evitonin incidentet me kontekst racist, gjatë ndeshjes thirrjet e tifozëve vendës ishin shumë të rënda.

Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, shkruan Panorama Sport.

-Advertisement-

Racizmi i bullgarëve karshi shqiptarëve ishte transmetuar më herët edhe në rrjetet sociale në komentet e ultrasve të Botevit. Mbase duke ditur prirjet e tifozëve vendas, policia bullgare nuk lejoi tifozët e Partizanit që të ishin të pranishëm në stadium, pasi prania e tyre mund të përbënte rrezikshmëri për ruajtjen e rendit.

Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit. Takimi i mbrëmshëm mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, ndonëse u zhvillua në fushë asnjanëse, në stadiumin “Lazuar” të Burgasit, u karakterizua nga thirrjet raciste të ultrasve të skuadrës bullgare karshi shqiptarëve. Edhe pse delegati i ndeshjes u tërhoqi vëmendjen organizatorëve para ndeshjes që të evitonin incidentet me kontekst racist, gjatë ndeshjes thirrjet e tifozëve vendës ishin shumë të rënda.

Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, shkruan Panorama Sport. Racizmi i bullgarëve karshi shqiptarëve ishte transmetuar më herët edhe në rrjetet sociale në komentet e ultrasve të Botevit. Mbase duke ditur prirjet e tifozëve vendas, policia bullgare nuk lejoi tifozët e Partizanit që të ishin të pranishëm në stadium, pasi prania e tyre mund të përbënte rrezikshmëri për ruajtjen e rendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera