Sport

⚽ Milan-i kinez duket si Milan-i i parë i Berlusconi-t

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 15 July 2017

Musacchio, Ricardo Rodriguez, Kessie, André Silva, Borini, Calhanoglu, Conti, Bonucci dhe Biglia. Nëntë goditje në merkato, për një revolucion total.

Në më pak se tre muaj, pronarët e rinj kinezë të Milan kanë përmbysur skenarin e zymtë të viteve të fundit dhe kanë fshirë dyshimet që kanë shoqëruar rrugën e gjatë drejt shitjes së klubit kuqezi. Ky është fillimi i një epoke të re.

-Advertisement-

Në shtatë javë, kuqezinjtë kanë investuar 210 milionë euro. Gjëra të padëgjuara më parë. Në fakt, një merkato e tillë, në Serie A, nuk ishte parë në dhjetëvjeçarin e fundit. Vetëm Juventus, me blerjet e Benatia, Dani Alves, Pjanic, Cuadrado, Higuain dhe Pjaca, vitin e kaluar, ka arritur nivele të tilla, por e ka bërë këtë falë shitjes së Pogba tek United për 105 milionë euro. Ndërsa kinezët e Milan po investojnë pa shitur, edhe pse shitjet e mundshme do të dërgojnë jo më shumë se 30 milionë në arkat e klubit. Gjëra të tilla i ka bërë Chelsea i parë i Abramovich në 2003-in (pothuajse 160 milionë për Glen Johnson, Geremi, Bridge, Duff, Joe Cole, Veron, Mutu, Smertin, Crespo dhe Makelele), PSG në 2012-ën (110 milionë euro për Thiago Silva, van der Wiel, Verratti, Ibrahimovic dhe Lavezzi) ose Manchester City i Guardiola-s (më shumë se 210 milionë euro për Bravo, Stones, Gundogan, Gabriel Jesus, Moreno, Nolito dhe Sané).

Por, nëse kthehemi mbrapa në kohë, një merkato kaq e çmendur është parë nga Milan-i i parë i Berlusconi-t, i aftë të revolucionarizojë balancat e futbollit europian me blerjet e Van Basten dhe Gullit vetëm në verën e 1987-ës. Por kthesa, në të vërtetë, kishte ardhur 12 muaj më parë: atëherë si sot, ndër të tjera, me një “vjedhje” në dëm të Juventus. Në 1986-ën, në fakt, Donadoni ka kaluar nga Atalanta te Milan, pasi kishte arritur një marrëveshje verbale me bardhezinjtë. Një lëvizje kjo që dhe sinjalin se kuqezinjtë mund t’i kundërviheshin dominimit bardhezi të atij dhjetëvjeçari. Mbetet për t’u parë nëse edhe blerja e Bonucci-t do të ketë të njëjtin efekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera